Ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami ka kritikuar Prokurorinë e Gjykatën Speciale, ndërsa thekson se këto trupa të drejtësisë tani po operojnë me mendësinë e Millosheviqit, kur filloi të humbë të gjitha betejat, përcjell InLajmi.
Behrami shprehet se kur Prokuroria e Gjykatës Speciale filloi të humbë të gjitha betejat në sallën e gjykatës, ka filluar bastisje dhe arrestime politike.
Sipas tij operacionet e bastisjes të realizuara të marten kanë qëllim, frikësimin e dëshmitarëve.
Postimi i plotë i tij:
Prokuroria e Gjykatës Speciale tani po operon me mendësinë e Millosheviçit. Kur filloi të humbë të gjitha betejat në sallën e gjykatës, ka filluar bastisje dhe arrestime politike. Operacionet e djeshme kanë për qëllim frikësimin e dëshmitarëve.
Por, Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk kanë dhoma të mjaftueshme të burgut për të zënë të gjithë shqiptarët që janë të gatshëm të sakrifikojnë për të treguar të vërteten për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës!/InLajmi/