Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar pas deklaratës së emisarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar se dorëheqja e kryetarëve aktualë në Veri është rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet në veri, përcjell InLajmi.
Duke kujtuar deklaratën e emisarit Escobar, Bashka është shprehur se kjo kishte me qenë serioze vetëm nëse Eskobar kish kërkuar edhe dorëheqjen e Aleksandar Vuçiqit, i cili nuk i vë sanksione Rusisë, urdhëron dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-i etj.
Postimi i plotë i tij:
Eskobar paska deklaru se, “dorëheqja e kryetarëve në komunat veriore të Kosovës do të ishte rruga më e shpejtë dhe më e lehtë.”
Kjo kishte me qenë serioze vetëm nëse Eskobar kish kërku edhe dorëheqjen e Aleksandar Vuçiqit, i cili ndër tjera:
𝟏. Nuk i vë sanksione Rusisë,
𝟐. Urdhëron dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it,
𝟑. Nuk jep përgjegjësi për 3 qytetarë amerikanë të vrarë pas shpine në kohën kur Vuçiq ka qenë Ministër i Propagandës,
𝟒. Kërcënon serbët që kërkojnë të integrohen në Kosovë,
𝟓. Diskriminon dhe persekuton shqiptarët në Luginë,
𝟔. Bën sabotime të shtetit të pavarur të Kosovës,
𝟕. Refuzon me i respektur marrëveshjet me Kosovën, përfshi këtë të fundit…./InLajmi/
lista vazhdon…