Nëkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve të mediave zvicerane për pakënaqësitë atje me “përzierjen” e kryeministrit Kurti në zgjedhjet e tyre, përcjell InLajmi.
Çitaku i është drejtuar kryeministrit Kurti se në vend se të përzihesh në zgjedhjet e brendshme të shteteve të tjera “angazhohu pak me i largu sanksionet”
Tutje ajo është shprehur se koston e sjelljes skandaloze e të papërgjegjshme të kryeministrit Kurti skandaloz po e paguan Kosova.
Postimi i plotë i saj:
Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi.

Skandaloz. Koston e sjelljes tuaj të papërgjegjëshme po e paguan Kosova. /InLajmi/