Pjesëtarët e EULEX-it kanë bastisur banesën e familjarëve të heronjve, Fahri e Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit” në Prishtinë, ndërsa për bastisjen flet edhe nipi i heronjve ndërsa thekson se arsyet e bastisjes nuk i di, raporton InLajmi.
Bastisja ka nisur që në orët e para të mëngjesit të së martës.
“Po, është e vërtetë”, tha shkurt Fazliu, i cili theksoi se nuk di arsyet e kësaj bastisje edhe pse shtoi se në banesë kanë qëndruar të gjithë ish-luftëtarët e UÇK që janë në Hagë.
“Rreth orës 7 të mëngjesit ka filluar bastisja e banesës. Prej kësaj banese kanë dalë shumë heronj të tjerë, nuk di që ka diçka si ditar apo gjëra personale”, tha nipi i heronjve.
“Të gjithë ata që janë në Hagë kanë qenë këtu, për vizitë familjare, në përvjetorë, kanë qëndruar këtu. Unë kam qenë i ftuar nga specialja 3 vjet në cilësinë e dëshmitarit, por e kam përfunduar, nuk besoj që bastisja sot mund të ketë lidhje me atë”, tha ai. /InLajmi/