Në Universitetin Aleksander Xhuvani në Elbasan 3 programe studimi rrezikojnë të mbyllen këtë vit.
Gjatë raundit të parë të regjistrimeve që përfundoi të hënën në to nuk pati studentë të regjistruar.
Drejtori i kurrikulave në Universitetin e Elbasanit, Bujar Muharremi thotë se edhe në programet e mësuesisë regjistrimet kanë qenë të ulëta.
Infermieria e përgjithshme, Fizioterapia dhe disa degë të Informatikës rezultojnë më të kërkuarat nga studentët.
Shpallja prioritet nga qeveria duket se nuk po i shpëton dot disa programe. Në Universitetin e Vlorës degët e fizikes e kimisë rrezikojnë te mbyllen, shkruan abcnews.al.
Studentët të cilët nuk fituan asnjë program përgjatë raundit të parë mund të aplikojnë sërish nga data 15 deri në datën 17 shtator