Një person ka mbetur i vrarë dhe një grua është plagosur, nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën sot në Podujevë.
Sipas të njëjta burimeve, e plagosur në këtë ngjarje ka mbetur gruaja e viktimës.
Në momentin e të shtënave ndaj çiftit prezent kishte qenë edhe një fëmijë i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.
Për rastin për telegrafin ka folur edhe Arben Beqiri, shef i emergjencës në Podujevë.
“Një vrasje dhe një plagosje ka ndodhur sot. Personi ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e armës së zjarrit. Ndërkaq e plagosura është dërguar për tretman në QKUK. E njëjta gjendjen e ka pasur stabile”, ka deklaruar Beqiri.