Kur i referohemi fuqisë së një tërmeti, ne përdorim magnitudën si masë matëse.
Lëkundjet e mbrëmshme në Marok ishin 6.8 shkallësh të Rihterit të ndjekur nga një pasgoditje prej 4.9 ballësh.
Numri i referohet sasisë së energjisë sizmike të çliruar dhe na jep një ide për dëmet që duhet të presim, raporton skynews.
Ky tërmet konsiderohet i fortë, me potencial për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonat e banuara.
Nëse do të kishte rënë në intervalin 7.0 deri në 7.9, ky është një tërmet i madh që mund të shkaktojë dëme serioze pavarësisht se ku godet.
Kujtojmë se tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë në muajin shkurt të këtij viti ishte 7.8.
Këtu është shkalla:
2.9 ose më pak – zakonisht nuk ndihet, ka miliona të tilla në vit.
3.0 deri në 3.9 – mund të ndihet, por konsiderohet i vogël.
4.0 – 4.9 – ka të ngjarë të ndihet, por dëmtimi duhet të jetë shumë i kufizuar.
5.0 – 5.9 – dëmtime të lehta të mundshme në ndërtesa dhe struktura.
6.0 – 6.9 – dëmtimi të mëdha në zonat e populluara.
7.0 – 7.9 – një tërmet i madh me potencial për dëme serioze.
8.0+ – priten dëme të konsiderueshme, komunitetet brenda ose përreth epiqendrës mund të shkatërrohen plotësisht