• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 23 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Rafuna: Kosova pa strategji për investimin e remitencave të diasporës, 80% shpenzohen në patundshmëri

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
27 September 2023
në KRYESORE
0 0
0
Rafuna: Kosova pa strategji për investimin e remitencave të diasporës, 80% shpenzohen në patundshmëri
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se Kosova ende po vuan për një strategji të mirë të orientimit të remitancave të diasporës.

Ai, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se 80 % e investimeve të diasporës në Kosovë shpenzohen për patundshmëri.

Një strategji e tillë, do t’i riorientonte remitancat e tyre në projekte që stimulojnë zhvillimin ekonomik me kthim të mirë investimi për diasporën.

“Ende jemi duke vuajt për një plan ose një strategji të mirë të orientimit të remitancave të diasporës. Në qoftë se i sheh raportet e Bankës Qendrore të Kosovës, e sheh që mundemi me u shpreh lirisht që mbi 80% të investimeve të diasporës shkojnë në patundshmëri, në banesa, shpija, toka, kështu që edhe këtu po them sikurse te prodhimi, është eksporti”.

“Edhe këtu duhet sa më urgjent me u hartu një strategji që e ndihmon diasporën tonë se ku me i riorientu remitancat. Nevojitet një strategji e mirë që i ndihmon diasporës tonë që me invenstu në projekte të mira të zhvillimit ekonomik të vendit por edhe në kthim të mirë për diasporën tonë. Propozimet duhet të vijnë prej institucioneve të vendit, por ka lloj-lloj modeli, lloj-lloj mundësie, vetëm është çështja tani se ku qeveria jonë e sheh që është më e dobishme”.

I pyetur nëse ka informacione se sa para solli diaspora në Kosovë, vetëm këtë verë, Rafuna ka thënë se po i presin statistikat e BQK-së dhe ASK-së.

“Unë ende nuk i kam këto statistika se ato mbyllen kur të mbyllet muaji gusht, në fillim të muajit shtator, vijnë prej Bankës Qendrore, prej Agjensionit të Statistikave të Kosovës dhe do t’i kemi të dhënat e sakta, tash janë vetëm supozime, hamendësime”.

Ndërsa, teksa foli për bizneset vendore, ai tha se ato vazhdimisht kanë kërkesa për Qeverinë dhe ky është një tregues i mirë se po i ndjekin trendet rajonale dhe botërore. Në disa kërkesa, ai thotë se u janë përgjigjur ministrat, por në disa tjera jo.

Kreu i OEK-ut po ashtu ka insistuar që të krijohen kushte më të mira për prodhime vendore.

“Bizneset gjithmonë kanë kërkesa dhe shumë mirë që kanë se kjo tregon se i përcjellin trendet, i përcjellin zhvillimet e fundit, siç i përcjellin edhe bizneset e tjera, jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë e më gjerë”.

“Oda Ekonomike gjithmonë është zëri i biznesit, në kuptim të kërkesave, por në të mirën e biznesit, mbron interesat e biznesit. E kemi mision edhe nga ligji. Në disa kërkesa ministrat janë përgjigjur, Qeveria është përgjigjur në disa jo që mbeten për t’u shqyrtuar”.

“Ne si Odë Ekonomike insistojmë që të kemi sa më shumë prodhim dhe të gjitha kërkesat tona ndaj të gjitha institucioneve të vendit është që të kemi sa më shumë prodhim dhe sa më shumë eksporte që të kemi sa ma pak importe të mallrave nga vende të tjera dhe sjelljes së parasë së gatshme jashtë Kosovës”.

E si partnerët më të mëdhenj për eksportim, Rafuna thotë se janë vendet e rajonit e më pas partnerët evropian, zakonisht ku është e rritur diaspora jonë.

“Partnerët më të mëdhenj për momentin i kemi partnerët këtu në rajon dhe më pas vijnë partnerët në Evropë siç janë Gjermania, Zvicra, Austria, zakonisht ku është e rritur diaspora jonë”.

Ai ka folur edhe për koncept dokumentin për Odën Kombëtare, me ç’rast ka thënë se kanë kërkuar që të merret për bazë ligji kroat, “një ligj i cili e ndihmon jo vetëm biznesin e Kroacisë por edhe zhvillimin ekonomik të Kroacisë”.

“Ne në kemi qenë pjesë e grupit punues dhe ne jemi deklaruar gjithmonë se do të punojmë, do ta përkrahim një ligj të mirë për Odën Ekonomike të Kosovës, deri në atë masë kur e shohim që ai ligj do të përgatitet, do të avancohet, për ta avancuar biznesin e Kosovës dhe për ta avancuar diplomacinë ekonomike.”

“Ne kemi kërkuar si Odë Ekonomike që të merret për bazë modeli i ligjit kroat. Kroatët janë të fundit të cilët e kanë sjell një ligj shumë të mirë, një ligj i cili e ndihmon jo vetëm biznesin e Kroacisë por edhe zhvillimin ekonomik të Kroacisë”.

“Të njëjtin e kemi kërkuar që të merret për bazë edhe në Kosovë, për këtë arsye ne kemi qenë pjesë e hartimit të koncept-dokumentit dhe tani kur do të hyjmë në fazën e draftimit të ligjit në do të jemi pjesë e grupeve punuese deri atëherë kur e shohim se po hartohet një ligj i mirë, që e avancon odën dhe ekonominë e vendit”, ka thënë ai për EO.

Tags: Lulzim RafunaOda Ekonomike e KosovesRemitencat
Postimi i mëparshëm

Tërmet i fuqishëm në Marok, 296 viktima e mbi 150 të tjerë të plagosur

Postimi tjetër

Miftaraj: Udhëzimi Administrativ për largimin e kryetarëve të komunave nga detyra, është anti-kushtetues

Të ngjajshme Postime

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR-in në Zveçan
KRYESORE

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR-in në Zveçan

23 June 2025
Arifi: Kushdo që ka dhënë leje të lëshohet ky bllok i Kosovës A pa filtra ajri duhet arrestuar
KRYESORE

Arifi: Kushdo që ka dhënë leje të lëshohet ky bllok i Kosovës A pa filtra ajri duhet arrestuar

23 June 2025
Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?
KRYESORE

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

23 June 2025
Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje
KRYESORE

Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

22 June 2025
Shtetet arabe të Gjirit kundërshtojnë përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran: Tregoni vetëpërmbajtje!
KRYESORE

Shtetet arabe të Gjirit kundërshtojnë përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran: Tregoni vetëpërmbajtje!

22 June 2025
Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore
KRYESORE

Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore

22 June 2025
Postimi tjetër
Miftaraj: Masat e BE-së ndaj Kosovës duhej të ishin alarm për qeverinë Kurti

Miftaraj: Udhëzimi Administrativ për largimin e kryetarëve të komunave nga detyra, është anti-kushtetues

Lajmet e fundit

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR-in në Zveçan

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR-in në Zveçan

23 June 2025
Trump: Të gjithë mbani çmimet e naftës të ulëta, unë po ju shikoj

Trump: Të gjithë mbani çmimet e naftës të ulëta, unë po ju shikoj

23 June 2025
Klodian Duro emërohet trajner i ri i Lirisë së Prizrenit

Klodian Duro emërohet trajner i ri i Lirisë së Prizrenit

23 June 2025
Arifi: Kushdo që ka dhënë leje të lëshohet ky bllok i Kosovës A pa filtra ajri duhet arrestuar

Arifi: Kushdo që ka dhënë leje të lëshohet ky bllok i Kosovës A pa filtra ajri duhet arrestuar

23 June 2025
Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve

Berjani: Ka gjasa për shtrenjtim ekstrem të derivateve

23 June 2025
Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës

Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës

23 June 2025
Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

23 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu