Është shënuar goli i parë në ndeshjen Çeki – Shqipëri
Kombëtarja çeke ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Realizator i golit të parë për vendasit është Cerny në minutën e 58-të.
Kjo sfidë që po luhet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë i takon Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro2024”.
Kujtojmë se pjesë e Grupit E me Shqipërinë dhe Çekinë janë edhe Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.