Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit kanë zbuluar në muret e disa shtëpive në Leposaviq disa grafitë të shkruara me përmbajtjen kundër rendit të Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Sipas tyre, rasti është duke u hetuar nga ekipi përkatës i hetuesisë.
“Leposaviq 06.09.2023 – 00:40. Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë zbuluar disa grafitë të shkruara me përmbajtjen kundër rendit të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse të hetuesit”. /InLajmi/