Mediat turkeraportojnë se në qytezën e Aksaray, një foshnjë vetëm 3-muajshe është marrë nga rryma e ujit, që përfshiu banesën e familjes Balcan, si pasojë e vërshimit të ujërave.
Megjithatë, ende nuk u gjet asnjë gjurmë e foshnjës, edhe pse gjatë ditës së sotme u raportua se kërkimet janë intensifikuar me qen të stërvitur të sjellë nga Ankaraja, të specializuar në kërkim-shpëtim, transmeton A2 CNN.
Në përmbytjen e ndodhur, mbrëmjen e së dielës, më 3 shtator, në lokalitetin Kireçlik të Aksaray, një person humbi jetën, 14 persona u shpëtuan, ndërsa për të zhdukurin 3-muajsh Asel Balcan nisën kërkimet, të cilat vijojnë pa ndërprerje.