Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, kujton takimin e radhës Kurti-Vuçiq në Bruyksel, ndërsa thekson se amerikanët nuk do të lejojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të fsheh përmbajtjen e bisedimeve me Serbinë që siç thotë ajo ka bërë deri më tash, përcjell InLajmi.
Sipas saj temë qendrore e takimit të radhës Kurti-Vuçiq do të jetë Asociacioni.
Kujtojmë se takimi i ardhshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), do të mbahet më 14 shtato.
Postimi i plotë i saj:
Prej diskursit të luftës te marrëveshja pa njohje, pranimi i asociacionit, autonomi për pakicën serbe, tensionet në veri, ndërsa tash te zbatimi i Asociacionit, që do të jetë temë qendrore në dialogun e radhës – Amerikanët do të na tregojnë se çfarë u bisedua; nuk do të lejojnë Kurtin të fsheh përmbajtjen e bisedimeve siç bëri deri me tash./InLajmi/