Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duket i kënaqur me punët kontraktuale për projekte që kanë të bëjnë me kryeqytetin, ndërsa thekson se është duke u bërë super punë në terren, falë kontratave të nënshkruara me operatorë ekonomik, përcjell InLajmi.
Ndërsa ka shprehur entuziazmin se këtë vit do të arrihet shpenzimi i suksesshëm i buxhetit, thekson se vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, vlera e të cilave është 55 milionë euro.
Postimi i plotë i tij:
Super punë është duke u bërë në terren falë kontratave të nënshkruara me operatorë ekonomikë.
Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti Kryeqyteti ka nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, vlera e tyre është 55 milionë euro. Një rritje prej 43% i kontratave mesatare mujore, në krahasim me vitin e kaluar, që ishin 19 ndërsa këtë vit 33.
Gjatë gjithë vitit të kaluar janë nënshkruar 229 kontrata në vlerën e 35 milionë eurove.
Këto shifra na tregojnë se jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më parë.
#sektoriiprokurimit
#visarshehu
#prishtinapraktike💙/InLajmi/