Pas gati 2 vitesh në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (Ibrahimaj u emërua në shtator 2021), ajo është zëvendësuar nga Ervin Mete që mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Mete e mbante detyrën e kreut të AMF prej majit të vitit 2020, ndërsa më herët kishte mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit.
Ministri i ri Mete ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit Kombëtar për “Programin e Reformave Ekonomike me Bashkimin Evropian”, si edhe ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar, shkruan A2CNN.
Ai ka qenë gjithashtu edhe Këshilltar I kryeministrit për çështjet ekonomike dhe financiare në maj 2017-tetor 2017.