Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës të afatit të 2-të, sipas të cilave kalueshmëria është 57.1%
Po ashtu, Këshilli ka konstatuar se i gjithë procesi i testimit ka shkuar në rregull, ndërsa gjatë procesit të administrimit ka pasur tentime për kopjim nga disa nxënës dhe si pasojë e posedimit dhe përdorimit të telefonit, 13 nxënës janë përjashtuar nga testi, shkruan Indeks Online.
Matura shtetërore (pjesa e dytë) është mbajtur më 26 gusht 2023 në 30 komuna të Kosovës, ku nxënësit i janë nënshtruar testimit në 68 qendra të testimit