Është arrestuar A.G i dyshuar për vrasjen e së dielës në lagjen “Arbana” në Prizren.
“Sot gjatë ditës kanë vazhduar hetimet. Është bastisur një lokacion aty është gjetur arma… operacionet kanë vazhduar në lokacione të ndryshme. Në fshatin Tërpezë të Malishevës është arrestuar i dyshuari”, tha Bytyqi për Indeksonline.
Ai vrau dje 48-vjeçarin B.M, për motive ende të panjohura.
Siç njofton Policia, për ta kryer vrasjen përdori një pushkë automatike nga një veturë në lëvizje.