Presidentja e Kosovës, Vjosa Oosmani ka uruar homologun Bajram Begaj, pasi Shqipëria ka marrë, për herë të 2-të, presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Suksese presidentit Bajram Begaj, ndërsa Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht”, ka shkruar në rrjetin social X, presidentja Osmani.
Kujtojmë se Shqipëria ka marrë për herë të dytë kryesimin e KS të OKB-së, që nga periudha kur ajo u bë pjesë e këtij forumi, në janar të vitit të shkuar, si anëtare jo e përhershme, shkruan RTK.
Ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se 2 aktivitete madhore do të shënojnë presidencën shqiptare në KS gjatë muajit shtator.