Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini tha se pranimi i Komitetit Paralimpik i Kosovës në Komitetin Paralimpik Evropian, EPC është votuar edhe nga shtetet mosnjohëse, ndërsa kundërshtuese ka qenë vetëm Serbia, raporton InLajmi.
Ndërsa bëri të ditur pranimin, Emini theksoi se nuk ishte aspak i lehtë rrugëtimi deri në këtë sukses, porse tha ajo se ishte vullneti i madh dhe me punë u arrit të binden edhe shtet që nuk e njohin Kosovën
“Sot jemi mbledhur për të shprehur krenari dhe kënaqësi për një fitore të jashtëzakonshme, një e arritur që peshon shumë edhe në aspektin kulturor e human. KPK tani është shndërruar një anëtare me të drejta të plota në EPC. Një rrugëtimi i shoqëruar me përkushtim, kemi bindur shtetet anëtarë që të votojnë pro anëtarësimit tonë në këtë rrjet të rëndësishëm për atletë me aftësi të kufizuar. Votimi i tillë në këtë komitete bëri që ky hap të kundërshtohet vetëm nga Serbia”, tha Emini.
Nga ana tjetër zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, tha se dikasteri i saj ka rritur mbështetjen financiare për 100 për qind për këtë Komitet.
“Është një moment historik, e kemi pritur këtë ditë e përgëzoj shumë komitetin për punën që kanë bërë Komiteti. Kjo është vetëm një hap për atë që presim në shtator ku jemi më së bindur që Komitetit Paralimpik të Kosovës do të bëhet anëtar me të drejta të plota në Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar e cila do të na mundësoj pjesëmarrjen e parë të Kosovës në lojërat paralimpike ‘Paris 2024’. Mbështetja financiare e Ministrisë është rritur për 100 për qind për Komitetit Paralimpik”, deklaroi Osmani.