Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, shprehet i shqetësuar për situatën politike e ekonomike në vend, ndërsa thekson se drejtimi politik që e ka marrë qeveria e Albin Kurtit po e dërgon vendin në humnerë, përcjell InLajmi.
Tahiri, ka bërë diferencën mes SHBA-së dhe Kosovës, duke theksuar se edhe shteti më i fortë ekonomikisht po mundohet t’ua lehtësoj jetën qytetarëve në raport me shpenzimet bazike, kurse tha ai qeveria Kurti qe 2 vite vetëm sa po ua rëndon jetën qytetarëve.
Për më tepër Tahiri ka argumentuar jetën e vështirë të qytetarëve duke përmendur kështu dështimin e kësaj qeverie për t’i siguruar tekstet mësimore për nxënësit, duke vazhduar me pagat në sektorin publik, lista esenciale e barnave.
Ai madje thotë se kjo qeveri, jo që po ua lehtëson jetesën qytetarëve, por i mashtroi të gjithë ata që pritën zhvillim ekonomik e luftim të korrupsionit.
Postimi i plotë i tij:

Edhe Amerika, shteti me ekonominë më të fortë në botë është ka shikon me ua lehtësuar jetën familjeve amerikane, në raport me shpenzimet bazike, si barnat, sigurimet e shumë tjera, Qeveria jonë qe 2 vjet e gjysmë, qytetarëve vetëm sa ua rëndon jetesën. Disa argumente, po ja nisim prej fundi:
- Librat shkollorë;
- Pagat në sektorin publik;
- Lista esenciale e barnave;
- Pensionistët;
- Policët;
- Mjekët;
- Infermierët;
- Veriu i Kosovës – pika më e ndjeshme e Kosovës.
- Sanksionet;
- Sulmin ndaj mediave.
Madje, kjo Qeveri, jo që po ua lehtëson jetesën qytetarëve, por i mashtroi të gjithë ata që pritën zhvillim ekonomik e luftim të korrupsionit. Më e keqja, ua humbi shpresat për një të ardhme më të mirë gjeneratave të ardhme në Kosovë. Kjo pasiguri e madhe për të ardhmen, lidhet me ekonominë e rënduar të vendit, punësimin dhe kushtet e jetës.
Ky drejtim politik i kësaj qeverisje po e dërgon vendin në humnerë, para shkatërrimit të përgjithshëm. Po krijojnë skandale në të gjitha sferat, për të mbuluar dështimin e mashtrimin.