Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamjet aktuale të rrugës Prekal-Kir në të cilën po kryhen punime, përcjell InLajmi.
Rama thotë se ky është segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit në Shkodër dhe do i sjellë një zhvillim të ri zonës.
“Mirëmëngjes, me punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama/InLajmi/