Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha e ka bërë publike listën e futbollistëve për 2 ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Zvicrës dhe kundër Rumanisë.
Në listë janë përfshirë 27 futbollistë, teksa ka edhe emra të rinj, shkruan lajmi.net.
Grumbullimi i Dardanëve nis më 4 shtator, derisa më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër.
Tashmë për ndeshjen Kosovë-Zvicër tashmë janë dhënë datat dhe mënyrat e blerjes së biletave.