Policia suedeze është njoftuar për 2 shpërthime në Goteborg në adresa të ndryshme në një periudhë kohore prej 10 minutash.
Sipas policisë, të 2 vendet janë rrethuar dhe hetimet janë duke vazhduar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Një orë më vonë, u raportuan edhe 2 shpërthime të tjera, një në Norsborg – në jug të Stokholmit dhe tjetri në Nykopin, rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit suedez, shkruan The Guardian
Bëhet e ditur se të katër shpërthimet ndodhën në ndërtesa banimi, ndërsa policia ka thënë se është shumë herët për të folur mbi motivet e shpërthimeve, transmeton Klan Kosova.
Suedia ka kohë që po përpiqet t’i frenojë rritjet e të shtënave me armë dhe shpërthimeve.
