Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila shprehet e trishtuar nga lajmi për djegien e objektit të Taphanës, dikur Muzeu i Muzikës në Gjakovë.
Ajo thotë se organet kompetente duhet të përgjigjen se kush e dogji, pasi sipas saj, dihet kush nuk ka pasur interesim ta mirëmbajnë e ta ruajnë.
“Komuna e Gjakovës nën qeverisjen aktuale, nuk e ka pasur as interesimin dhe as vëmendjen të merret seriozisht me këtë objekt të trashigimisë kulturore. Ai vend pësoi degradimin total para djegies finale”, thotë ajo.“Ky objekt duhet medoemos të rikthehet ashtu siç ishte.
Duhet tē rindërtohet dhe për të duhet të kujdeset Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pas rindërtimit duhet t’a merr menaxhimin dhe përkundesjen ndaj tij me destinimin paraprak, Muzeu i Muzikës shqipe”, ka shkruar Kusari-Lila.