• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 11 July, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Kryediplomatja Xhaçka: Shqipëria merr Presidencën e 2-të të Këshillit të Sigurimit të OKB

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
31 August 2023
në Shqipëri
0 0
0
Kryediplomatja Xhaçka: Shqipëria merr Presidencën e 2-të të Këshillit të Sigurimit të OKB
0
SHPERNDARJE
71
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashmte, Olta Xhaçka dha sot një deklaratë për mediat me rastin e marrjes së Presidencës së dytë Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria nis nesër Presidencën e saj të 2-të të Këshillit të Sigurimit të OKB”, tha Xhaçka, e cila shtoi se, “kjo Presidencë shqiptare e Këshillit të Sigurimit vjen në një moment vërtetë të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash e konfliktesh shumë serioze, që nga Ukraina e deri tek kriza e pasigurisë së ushqimit si pasojë e luftës në Ukrainë dhe politikave që ndjek Rusia, që nga Jemeni, Sudani e Lindja e Mesme në tërësi, e deri tek kriza e pasiguria që mbizotëron sot në Sahel”.

“Është pra një moment, që si kurrë më parë, ka nevojë për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar, e veçanërisht të Këshillit të Sigurimit për të garantuar paqen e sigurinë në botë, për të garantuar respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB. Mbajtja e Presidencës së Këshillit të Sigurimit, i jep vendit tonë mundësinë që të përcaktojë në një masë të madhe, sigurisht në konsultim të ngushtë me aleatët e partnerët, se cila do të jetë agjenda e Këshillit për muajin e shtatorit, se cilat janë ato çështje që do të marrin vëmendjen e Këshillit, cilat janë ato situata që do të përfitojnë nga angazhimi i Këshillit të Sigurimit”, nënvizoi Xhaçka.

Sigurisht, shtoi ministrja Xhaçka, “që ndryshe nga janari 2021, kur u ulëm për herë të parë në Këshillin e Sigurimit, ne sot i qasemi Presidencës sonë me avantazhin e një eksperience të vyer të akumuluar gjatë këtyre 20 muajve të fundit, por edhe me avantazhin që na jep në sytë e aleatëve e partnerëve performanca tejet e suksesshme e profesionale që kemi pasur gjatë këtij mandati”.

Xhaçka evidentoi 2 momente të rëndësishme të kësaj Presidence, 2 aktivitete shënjuese.

“Së pari, është një nismë tejet e rëndësishme dhe inovative, për të cilën punojmë prej thuajse 2 vjetësh, dhe që e kemi përfshirë në agjendën e Këshillit për muajin shtator. Bëhet fjalë për një përpjekje ambicioze dhe shumë sfiduese për të garantuar shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të ndihmave humanitare kudo në botë në kohë krizash, qoftë në situata lufte, qoftë në situata katastrofash natyrore” , tha Xhaçka.

“Vendi ynë, ekipi ynë, ka bashkëpunuar me një grup mjaft serioz organizatash e korporatash të mëdha amerikane, për të ndërtuar një platformë bashkëpunimi që në njërën anë do të mundësojë që bizneset e mëdha dhe korporatat të ofrojnë kontributin e tyre qoftë financiar, qoftë në mallra apo shërbime në situata krizash humanitare, duke krijuar sinergji apo duke plotësuar mekanizmat ekzistues të ndihmës humanitare, e në anën tjetër do të përmirësojë e do të bëjë më të shpejtë e efikase mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute, në mënyrë që ato të shkojnë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, atje ku ka realisht nevojë”, u shpreh Xhaçka.

“Bëhet fjalë pra, për të mbledhur së bashku, në një platformë inovative bashkëpunimi korporata e biznese të mëdha të cilat duan të japin kontributin e tyre humanitar, por kanë vështirësi për ta bërë këtë përmes mekanizmave e instrumenteve ekzistuese të sistemit të OKB e që për këtë arsye kanë zgjedhur të punojnë bashkë me ne për të ndërtuar një platformë të re. Ideja është pritur mjaft mirë, ka gjetur mjaft mbështetje nga aktorë e grupe interesi, dhe vendit tonë i takon merita që ka qenë jo vetëm një nga iniciatorët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të kësaj iniciative, por edhe që e ka sjellë atë në vëmendje të Këshillit të Sigurimit”, theksoi ajo.

Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë, vijoi Xhaçka,“natyrisht do t’i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Kjo është një nga çështjet me të cilat ne kemi punuar më shumë, si bashkëpenëmbajtës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një çështje e cila realisht ka shënjuar mandatin tonë dhe ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve për seriozitetin, profesionalizmin dhe guximin me të cilin ka punuar për të mbështetur ligjin ndërkombëtar, Kartën e OKB, Ukrainën e për të dënuar Rusinë”.

Në këtë kontekst, u shpreh ministrja Xhaçka, “ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit, i cili do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës për paqen dhe sigurinë në botë, si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar e konsoliduar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar”.

Natyrisht, shtoi ajo, “gjatë shtatorit do të ketë edhe shumë aktivitete e ngjarje të tjera të rëndësishme sepse agjenda e Këshillit të Sigurimit është vërtet intensive. Jo vetëm kaq, por gjatë shtatorit siç e dini, zhvillohet edhe java e nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OKB”, trasnmeton ATSH.

Por, thekesoi Xhaçka, “aktivitetet që ju prezantova, janë padyshim momentet kulmore të Presidencës tonë. Janë dy aktivitete shënjuese për të cilat është punuar vërtet shumë dhe që jam e sigurt që do të lënë gjurmë duke konsoliduar emrin e mirë dhe performancën e suksesshme të vendit tonë në Këshilin e Sigurimit”.

Tags: OKBOlta XhaçkaPresidenca në Këshillin e Sigurimit
Postimi i mëparshëm

Dogana e Kosovës në aksion në disa barnatore në Prishtinë

Postimi tjetër

Në Gjirokastër, fillon ekspedita arkeologjike në Antigone

Të ngjajshme Postime

Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim
Shqipëri

Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim

11 July 2025
Humb jetën 59-vjeçari në plazhin e Qerretit, dyshohet se pësoi arrest kardiak kur hyri në det
Shqipëri

Humb jetën 59-vjeçari në plazhin e Qerretit, dyshohet se pësoi arrest kardiak kur hyri në det

11 July 2025
Përcaktohen kushtet për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm në Shqipëri
Shqipëri

Përcaktohen kushtet për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm në Shqipëri

11 July 2025
Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia
Shqipëri

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

10 July 2025
Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit
Shqipëri

Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit

10 July 2025
Shkodër: Në përpjekje për të shpëtuar 2 turistë, mbytet kapiteni i anijes turistike
Shqipëri

Shkodër: Në përpjekje për të shpëtuar 2 turistë, mbytet kapiteni i anijes turistike

8 July 2025
Postimi tjetër
Në Gjirokastër, fillon ekspedita arkeologjike në Antigone

Në Gjirokastër, fillon ekspedita arkeologjike në Antigone

Lajmet e fundit

Kërkohet drejtësi për Agon Zejnullahun, vëllai i tij: Shpresojmë të mos ketë verdikt tjetër pos të vërtetës

Kërkohet drejtësi për Agon Zejnullahun, vëllai i tij: Shpresojmë të mos ketë verdikt tjetër pos të vërtetës

11 July 2025
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

11 July 2025
Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim

Drama në plazhin e Vlorës: Ndërron jetë turistja ukrainase, vajza e saj në intubim

11 July 2025
Humb jetën 59-vjeçari në plazhin e Qerretit, dyshohet se pësoi arrest kardiak kur hyri në det

Humb jetën 59-vjeçari në plazhin e Qerretit, dyshohet se pësoi arrest kardiak kur hyri në det

11 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 11 korrik ndër vite?

11 July 2025
Musaka me patate – Shije tradicionale në tryezë

Musaka me patate – Shije tradicionale në tryezë

11 July 2025
Mot me diell dhe vranësira

Pritet të kemi mot me diell dhe vranësira – Mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të freskëta

11 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu