Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër sjell lajmin e mirë të fillimit të një ekspedite arkeologjike në Antigone.
“Ditë emocionuese në Antigonenë e historisë dhe bukurive të mëdha”, shkruan DRTK Gjirokastër në rrjetet sociale.
Ekipi i udhëhequr nga Prof.Dr.Roberto Perna dhe Dr.Sabina Veseli, nisi ekspeditën arkeologjike duke eksploruar thellësinë e historisë përmes gërmimeve arkeologjike në gjithë territorin e Parkut Arkeologjik, Hadrianopoli dhe vendbanimet e Luginës së Drinos, shkruan ATSH.
Përveçse një aventurë e bukur që do na shoqërojë për disa javë ndërsa ekspolorojmë nëntokën, kjo eksperiencë do na kthejë pas në kohë për të zbuluar artfaktet që kanë qënë të mbuluara me shekuj.