Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kujtoi të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërsa tha se fati i tyre mbetet ende i pazbardhur, përcjell InLajmi.
Ndërsa kujtoi të zhdukurit me dhunë, lideri Krasniqi bashkëndjenë dhimbjen e familjarëve të tyre duke theksuar se ata tashmë 2 dekada jetojnë me dhimbjen e ankthin për të vërtetën.
I par i PDK-së kërkon më shumë angazhim nga institucionet përkatëse për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur.
Për më tepër Krasniqi shprehet se ndaj Serbisë duket shtuar presioni edhe ndërkombëtarë për hapjen e arkivave.
Postimi i plotë i tij:
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, nderojmë kujtimin për të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, fati i të cilëve mbetet ende i pazbardhur.
Prapa secilit prej tyre, qëndrojnë familjet që mbi 2 dekada jetojnë me dhembjen dhe ankthin e mosnjohjes së të vërtetës për ta.
Institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, si dhe institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave, si dhe sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre./InLajmi/