Në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë më freskët krahasuar me ditët që lamë pas. Ka shanse edhe për zhvillime lokale të ndonjë rrebeshi lokal shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje në tërë rajonin, ndërsa reshjet nuk do të përfshijnë tërë territorin.
Më në fund në tregun tonë. Një preparat natyral që përmirëson dëgjimin dhe është armiku më i madh i tringëllimë në veshët dhe infeksionet e veshit.
Edhe të enjtën na pret mot paksa i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat lokalisht do të kushtëzojnë ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e premta më shumë diell dhe rritje graduale e temperaturave