• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

KMDLNj: Duhet t’u heqet leja e punës punëdhënësve që rrezikojnë jetën e të punësuarve

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
29 August 2023
në Kosovë
0 0
0
KMDLNj: Duhet t’u heqet leja e punës punëdhënësve që rrezikojnë jetën e të punësuarve
0
SHPERNDARJE
19
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut KMDLNJ, shprehen të shqetësuar për pasigurinë e punëtorëve në Kosovë me theks ata të cilët punojnë në sektorin e ndërtimtarisë, duke kujtuar kështu se 18 punëtorë kanë vdekur nga lëndimet e marra në vendin e punës vetëm këtë vit.

Sipas tyre, ndërtimtaria është sektori ku më së shumti rrezikohet jeta e punëtorëve.

“Në Kosovë nuk paraqet lajm nëse ndonjë punëtor lëndohet, bëhet i paaftë përjetësisht për punë apo edhe e humb jetën për faktin se punëdhënësi nuk siguron kushte për punë për të punësuarit, nuk kanë kontrata pune, nuk kanë sigurime shëndetësore e mos të flasim për sigurime të jetës. Për fat të keq disa raste përfundojnë me lëndime të rënda dhe të pariparueshme kurse në raste të tjera edhe me fatalitet”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në reagim theksohet se “Për 7 muaj të vitit 2023 , në vendet e tyre të punës kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë kanë humbur jetën 18 punëtorë e që paraqet edhe një numër rekord të pësimeve me fatalitet për jetën . Për shkak të kushteve të rënda ekonomike shumë punëtorë , ndonëse të pakualifikuar për punën që e bëjnë detyrohen që të punojnë në kushte skajshmërisht të rrezikshme për jetën, pa pasur fare siguri dhe pa u kompensuar familjet për humbje të jetës”.

Reagimi i plotë:

Në Kosovë nuk paraqet lajm nëse ndonjë punëtor lëndohet, bëhet i paaftë përjetësisht për punë apo edhe e humb jetën për faktin se punëdhënësi nuk siguron kushte për punë për të punësuarit, nuk kanë kontrata pune, nuk kanë sigurime shëndetësore e mos të flasim për sigurime të jetës. Për fat të keq disa raste përfundojnë me lëndime të rënda dhe të pariparueshme kurse në raste të tjera edhe me fatalitet. Për shtatë muaj të vitit 2023 , në vendet e tyre të punës kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë kanë humbur jetën 18 punëtorë e që paraqet edhe një numër rekord të pësimeve me fatalitet për jetën . Për shkak të kushteve të rënda ekonomike shumë punëtorë , ndonëse të pakualifikuar për punën që e bëjnë detyrohen që të punojnë në kushte skajshmërisht të rrezikshme për jetën, pa pasur fare siguri dhe pa u kompensuar familjet për humbje të jetës

Nëse kemi parasysh faktin se Kosova në përgjithësi , kurse Prishtina në veçanti janë shndërruar në kantiere ndërtimi ku punohet pa orar, në ditë feste, ditë pushimi, në kushte të rënda atmosferike dhe, madje punohet edhe gjatë natës pa pasur aspak konsideratë për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve , pa mbikëqyrje efektive të institucioneve përgjegjëse atëherë edhe kemi një numër aq të madh të viktimave në vend të punës.

Trafiku është shndërruar në kaos ku kamionët e shumtë me dhe dhe materiale inerte, cisternat me betone dhe mekanizmi ndërtues i rëndë,qarkullojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, pa një orar të caktuar dhe pa kufizime drejtimesh kah mund të lëvizin. Jo rrallë kemi raste kur nga kamionët derdhet dheu apo materiali inert apo kur nga gypi i betonjerkës rrjedhë betoni që, përveç se e ndotin rrugën, në shumë raste edhe e dëmtojnë! Për KMDLNj-në është brengosëse humbja e jetës të punëtorëve, e në disa raste në mesin e të cilëve ka persona të mitur. Inspektorati i Punës së Kosovës nuk ka kapacitet t’i mbulojë të gjitha vendpunimet për shkak se numri i inspektorëve është në shpërputhje të madhe me kërkesat për inspektim dhe

, pa asnjë dyshim duket se mungon vullneti institucional për përmirësimin e gjendjes. KMDLNj ka kërkuar dhe e përsërit se duhet t’u heqet leja e punës për punëdhënësit që nuk sigurojnë kushte për punë me ç’rast rrezikohet jeta e të punësuarve. Gjithashtu, KMDLNj ka kërkuar që dënimet në të holla të jenë shumë më të larta dhe nga ato mjete të grumbulluara të krijohet një Fond për ata që e pësojnë dhe familjet e tyre.

Është e pabesueshme që edhe pas të gjitha jetëve të humbura për shkak të kushteve të punës, askush të mos ketë përgjegjësi para ligjit. Shteti duhet të gjejë një mënyrë që familjet që e humbin anëtarin e familjes duhet të kompensohen dhe ta kenë një pension, jo më të vogël se paga e një të punësuari në ndërtimtari. Ose duhet të ashpërsojë gjobat në rast të humbjes së jetëve apo lëndimeve, ose duhet të rrisë taksat për leje ndërtimi e që një pjesë do të derdheshin në Fondin e viktimave të ndërtimtarisë por edhe në vendet e tjera të punës e ku përgjegjësia është e punëdhënësit.

Numri i lartë i vdekjeve dhe rasteve që kanë pësuar lëndime në vendin e punës, 18 të vdekur janë dëshmi që gjendja në këtë sektor nuk është përmirësuar fare dhe është alarmi i fundit për veprim dhe masa konkrete. KMDLNj vlerëson se, nëse nuk ndërmerren masat parandaluese për sigurimin e kushteve të mira për punë, humbja e jetëve do të vazhdojë kurse, të gjithë ne që e kemi një përgjegjësi, do të merremi me reagime gjykuese dhe me pasoja, që do të jenë shumë më të rënda nëse kemi parasysh që kantieret e ndërtimit kanë metastazuar dhe janë shtrirë pothuajse në çdo pjesë të Kosovës.

Në mungesë të kapacitetit të mjaftueshëm të Inspektoriatit të Punës për të mbuluar të gjitha vendndërtimet , KMDLNj –ë propozon që vrojtuesit e lagjeve të sinjalizojnë te autoritetet përgjegjëse në rast se mungojnë masat mbrojtëse për punëtorët . Gjithashtu edhe Policia e Kosovës gjatë patrullimeve mund të identifikojë raste të shkeljeve të kushteve të punës . Është gjithashtu edhe detyrim qytetar që të lajmërojnë këto raste e që mund të ndikojnë shumë në uljen e pasojave në vend të punës. Me largimin e punëtorëve drejt vendeve me kushte më të mira të punës si dhe me paga më të larta , KMDLNj –ë ka frikë se numri i viktimave vetëm sa do të rritet , sa për shkak të mungesës së kualifikimit ashtu edhe shkaku i moshës .

Këto vdekje duhet të trokasin në ndërgjegjen e politikanëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të përmirësohen kushtet e punës e që nënkupton edhe rritjen e sigurisë për të punësuarit . Në të kundërtën askush nuk do të falet nga përgjegjësia!

 

Postimi i mëparshëm

Ish-ministri Mehaj thërret për fillimin e një fushate mbarëkomëtare për anëtarësim e Kosovës në BE dhe NATO

Postimi tjetër

Vuçiq: Nuk do ta kem lehtë të përballoj presionet për Kosovën

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Kurti tha se nuk shkoj për targat më në Bruksel, ja si i përgjigjet Vuçiqi

Vuçiq: Nuk do ta kem lehtë të përballoj presionet për Kosovën

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu