Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti e quan “filozof të vonuar në histori”, ndërsa ka reaguar ndaj deklaratës së tij në Forumin e Bledit, përcjell InLajmi.
Tutje ka thënë Haxhiu se “Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët everopian”.
Postimi i plotë i tij:
Is it stupidity or ignorance?!
Është budallaki apo injorancë?!
Kur një populli 94% pro evropian Evropa i vendos sanksione për shkak të një filozofi të vonuar në histori?!
Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët everopian.
Nga nacionalizmi dhe shovinizmi serb ka pësuar rajoni.