Ministria e Arsimit Shkencës Tekonlogjisë e Inovacionit ka njoftuar se zyrtarisht është hapur linku linku në platformën E-Kosova, ku janë publikuar edhe detajet e aplikimit, përcjell InLajmi.
Në këtë link prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa parë deri në të 5-tën.
Për fëmijët nga klasa e 6-të deri në të 9-tën mund të aplikojnë për pajisje mbështetëse, materiale shpenzuese shkollore.
Kujtojmë se dje Ministja e Arsimit përmes një video inçzimi ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore dhe 30 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore si mbështetje për materiale të tjera shkollore./InLajmi/
Linku për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore,https://ekosova.rks-gov.net/Service/5