25 gusht 1530 – Erdhi në jetë Ivani IV, car i Rusisë në vitet 1547-1584. Ai do të etiketohej më pas nga historianët evropianë si “Ivani i Tmerrshëm” për shkak të natyrës së tij gjakatare dhe mizore.
25 gusht 1830 – Filloi shkëputja e Belgjikës nga Mbretëria e Bashkuar e Holandës, proces ky që njihet edhe si “Revolucioni Belg”. Rreth një vit më vonë, Leopoldi I u shpall mbret dhe Belgjika monarki parlamentare.
25 gusht 1900 – Vdiq filozofi i shquar gjerman, Friedrich Nietzsche.
25 gusht 1933 – Një tërmet i fuqishëm tronditi Kinën duke shkaktuar 9.000 të vdekur.
25 gusht 1940 – Ishin ditët më të nxehta të Luftës II Botërore. Avionët e Gjermanisë Naziste filluan bombardimin e Londrës.
25 gusht 1944 – Divizioni 2. i Blinduar i Francës hyri në Paris. Trupat gjermane në kryeqytetin francez iu dorëzuan forcave aleate.
25 gusht 1997 – Kampioni botëror i shahut, Gary Kasparov, u mposht nga kompjuteri i quajtur “Deeper Blue 2”. Kjo ishte hera e parë që një kampion shahu humbiste një sfidë përballë një kompjuteri.
25 gusht 2000 – Skuadra turke e Galatasarayit, fituese e Kupës UEFA, mposhti në Monako me rezultatin 2-1 ekipin spanjoll të Real Madridit, fitues i Ligës së Kampioneve, duke çuar në muzeun e klubit nga Stambolli Superkupën 26. Evropiane.
25 gusht 2010 – Një avion pasagjerësh me 91 persona në bord ra në verilindje të Kinës duke u marrë jetën 43 personave.
25 gusht 2012 – U nda nga jeta astronauti amerikan, Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli mbi sipërfaqen e Hënës.
25 gusht 2017 – Ndërroi jetë Mesut Mertcan, një prej spikerëve më të famshëm të Korporatës së Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT).