Ngjarja ka ndodhur tek Rana e Hedhun pranë një lokali. Të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës dhe po marrin mjekim në urgjencë, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të dëmtuarit janë A.Gj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe G.N, 30 vjeç banues në Thumanë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plagosjes. Policia ka mundur të identifikojë autorët konkretishtB.C, F.Cdhe K.C ndërsa vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
Burime thonë se dy të plagosurit dyshohet se kanë qenë të pirë dhe kanë filluar të krijojnë probleme në ambientet e lokalit, raporton Top Chanel.
Dyshohet se debati fillimisht ka filluar në ambientet e brendshme të lokalit dhe më pas sherri ka degraduar jashtë deri në përdorim të armëve ku dy të rinjtë kanë marrë plagë të lehta.