Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se shteti do të vazhdojë t’i financojë të gjitha tekstet shkollore falas.
Muja tha se Zyra Kombëtare e Auditimit ka vlerësuar se në të kaluarën ka pasur humbje rreth 500 mijë euro për shkak të blerjes së librave.
“Shteti do t’i paguajë, do të vazhdojë t’i financojë të gjitha librat falas. Ka qenë një rekomandim i kahmotshëm i ZKA, i cili rekomandimin më të lartë ia jep ministres me prioritet të lartë se duhet të ndryshohet mënyra e distribuimit, për shkak se ka tejshpenzim në libra, sipas auditorit kanë qenë humbje 500 mijë euro humbje. Për ta minimizuar atë humbje…”, tha ai.
Tutje Muja tha se mund të ketë sfida, por beson e shpreson se librat do të shpërndahen me kohë te secili fëmijë.
“Qëllimi i vetëm është që të prodhohen libra falas e cilësorë po pa tejshpenzu. Shteti t’i ndihmojë secilit prind e fëmijë t’i sigurojë në sigurimin e librave. Unë shpresoj dhe besoj se nuk do të ketë vonesa. Ministria do përpiqet që librat të arrijnë të çdo fëmijë. Ka pak sfida por do të rregullohet njëherë e mirë, është në interes të nxënësve dhe prindërve dhe shtëpive botuese”, tha ai.