Kampioni i Kosovës, Ballkani e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar Arb Manaj.
Manaj është rikthyer në Kosovë duke iu bashkuar Ballkanit nga Slaven Belupo në Kroaci
“Me kënaqësi ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione, i bashkohet sulmuesi Arb Manaj , shkruan lajmi.net.
Futbollisti që së fundmi ishte pjesë e elitës kroate, te skuadra e Slaven Belupo, ka një eksperiencë atraktive edhe në futbollin e Turqisë” – thuhet në njoftimin e Ballkanit.