Policia në Kaliforni ka njoftuar se një person i armatosur ka gjuajtur me armë brenda një lokali në, duke vrarë të paktën 3 persona dhe duke plagosur të tjerë, transmeton InLajmi.
Sipar raportit policor edhe i dyshuari i cili e kreu atentatin ka mbetur i vdekur.
“Ne kemi konfirmuar 4 vdekje në vendngjarje, duke përfshirë edhe sulmuesin”, tha Zyra e Sherifit të Orange County.
Ai shtoi se 6 persona të tjerë u dërguan në spital, 5-së prej tyre me plagë plumbash, raporton CNN.
Autoritetet theksuan se në incident është përfshirë edhe një punonjës policie, duke lënë të kuptohet se sulmuesi ka mbetur i vdekur nga të shtënat e tij./InLajmi/