Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e MASHT-it për tekstet shkollore, ku thotë se librat nuk janë rasti i vetëm i dështimeve, përcjell InLajmi.
Selmanaj ka thënë se përpos dështimit me librat shkollor, numëron edhe disa dështime të tjera të kësaj qeverisje, 160 çerdhe nuk janë ndërtuar, pagesa për çerdhe nuk është anuluar, shujtat falas nuk janë siguruar
Postimi i plotë i tij:
Librat NUK janë rasti i vetëm…
Tash kur kanë mbet edhe pak ditë deri te fillimi i vitit shkollor në Kosovë, po e bëj bilancin e dështimeve të kësaj qeverie në fushën e Arsimit e sidomos nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
160 çerdhe NUK janë ndërtuar;
Pagesa për çerdhe NUK është anuluar;
Shujtat falas NUK janë siguruar;
Shkollat NUK janë digjitalizuar;
Mësimdhënësit NUK janë trajnuar;
Bibliotekat NUK janë krijuar e pasuruar;
Banim i përballueshëm për mësimdhënësit NUK është garantuar;
Shpërblimi i performancës NUK është realizuar;
Sinkronimi mes arsimit dhe ekonomisë NUK është krijuar;
Laboratorët NUK janë avansuar;
Kërkimet shkencore universitare NUK janë financuar;
Bashkëpunimet ndërkombëtare NUK janë thelluar;
Puna praktike NUK është garantuar dhe subvencionuar;
1000 bursa për vajza NUK janë dhuruar;
Planprogrami NUK është përmirësuar.
E vetmja gjë që është bërë është SHKELË Kushtetuta nga Ministrja Arbërie Nagavci.
Këto janë premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje, ASNJË nuk është realizuar, qytetari është mashtruar e realiteti vetëm sa është përkeqësuar.
Për herë të parë as librat falas NUK janë siguruar.
Vetëvendosje – padituri e instaluar,
Mashtrim i provuar,
Dështim i garantuar,
Arsim i shkatërruar,
Qeverisje e demoluar. /InLajmi/