• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ish-ambasadori Delawie: Veprimet e fundit të Qeverisë në Prishtinë zbehen raportet me SHBA-në

V E nga V E
22 August 2023
në KRYESORE
0 0
0
Ish-ambasadori Delawie: Veprimet e fundit të Qeverisë në Prishtinë zbehen raportet me SHBA-në
0
SHPERNDARJE
49
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, thotë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë të forta, por pranon se veprimet e fundit të qeverisë në Prishtinë, i kanë vënë në vështirësi këto lidhje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Delawie u shpreh kritik edhe ndaj qasjes së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Serbisë.

Sipas tij, Kosova do të ishte më e gatshme të dëgjonte këshillat e Uashingtonit dhe Brukselit, nëse ato do t’i përgjigjeshin më seriozisht kërcënimit që qeveria serbe paraqet ndaj Kosovës dhe demokracisë në rajon. Por në bisedën me kolegen Garentina Kraja, ambasadori thekson se Kosova duhet të përmbushë detyrimet për një shoqëri shumëetnike, integrimin e serbëve në vend dhe krijimin e asociacionit

Zëri i Amerikës:Shumë zëra në Kosovë dhe jashtë saj – siç ishte rasti me një letër që së fundmi politikanë dhe ligjvënës perëndimorë ia drejtuan diplomatëve të lartë në Uashington dhe BE – po bëjnë thirrje për një ndryshim qasjeje nga ajo që ata e konsiderojnë qëndrim të butë të Uashingtonit ndaj Serbisë në dëm të Kosovës, edhe në kushtet kur Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Cili është mendimi juaj për këto kritika?

Greg Delawie: Nuk mendoj se ka gjasa, që lidhja e krijuar që nga 1990-ta gjatë luftës së Kosovës për pavarësi, që është më shumë se politikë qeveritare, mund të thyhet. Ekziston një lidhje e jashtëzakonshme mes dy vendeve.

Megjithatë, nuk mund të mohojmë se aktualisht ekzistojnë vështirësi në marrëdhënien ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Shpresoj që këto vështirësi të jenë vetëm kalimtare dhe se do të kthehemi në lidhjen e mëparshme në të ardhmen e afërt. Mendoj se mosmarrëveshja më e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara lidhet me zgjedhjet për kryetarët e komunave në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës, me shumicë serbe, për të cila Kosova, në njëfarë forme shpërfilli Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian… ngaqë qeveria nuk e mori parasysh këshillën e SHBA-ve për të mos i dërguar me forcë në zyrat komunale kryebashkiakët.

Si përfundim, ndodhën trazira në maj, të cilat u udhëhoqën nga serbët e Kosovës, të cilët janë nën ndikim e Beogradit. Nuk mund të harrojmë, që serbët e Kosovës, sidomos në veri, janë nën ndikimin e Beogradit. Ata nuk janë aktorë të pavarur. Por, qeveria në një mënyrë e përshpejtoi rrjedhën e ngjarjeve, duke u përpjekur të vendosë kryetarët e zgjedhur duke përdorur forcën. Në trazirat që pasuan, dhjetra paqeruajtës të KFOR-it u lënduan.

Mendoj që bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, protestat kundër rezultatit të tyre, dhe lëndimi i këtyre paqëruajtësve, ishin me të vërtetë sjellje që nuk mund të mbrohet, e që u pasua me arrestimin e disa policëve të Kosovës, brenda territorit të Kosovës, nga qeveria serbe. Ishte tejet provokuese.

Tags: Greg DelawieQeveria e KosovësSHBA
Postimi i mëparshëm

Avokati i Ridvan Muharremit: MINT është përgjegjës për zhdukjen e 52 tonëve grurë në Durrës

Postimi tjetër

Sazan Ibrahimi: Pas Mitrovicës veriore, edhe komunat e tjera janë të mirëseardhura

Të ngjajshme Postime

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur
KRYESORE

Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur

27 June 2025
Postimi tjetër
Sazan Ibrahimi: Pas Mitrovicës veriore, edhe komunat e tjera janë të mirëseardhura

Sazan Ibrahimi: Pas Mitrovicës veriore, edhe komunat e tjera janë të mirëseardhura

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu