• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 19 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Besianë Musmurati: Qeveria po tregohet e paftë të çojë përpara çfarëdolloj politike arsimore

V E nga V E
22 August 2023
në KRYESORE
0 0
0
Besianë Musmurati: Qeveria po tregohet e paftë të çojë përpara çfarëdolloj politike arsimore
0
SHPERNDARJE
15
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtorët e Arsimit nga radhët e PDK-së në nivel komunal, kanë mbajtur konferencë për medie në të cilën kanë shprehur pakënaqësinë e madhe me propozimin e fundit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në lidhje me furnizimet me tekstet shkollore për nxënës.

Besianë Musmurati, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë se çdo ditë e më shumë po e shohim që Qeveria dhe Ministria e Arsimit janë të paafta të çojnë përpara çfarëdolloj politike arsimore.

Sipas saj, propozimi i ri i Ministrisë së Arsimit për rimbursimin e prindërve për blerjen e librave është shembulli i fundit dhe më i freskët i keq-qeverisjes në arsim, ashtu si edhe në sektorët tjerë.

“Tentativat për të fshehë dështimin në arsim me arsyetime e fshehje pas gabimeve të së kaluarës duhet të marrin fund. Gabimet nuk përmirësohen me gabime më të mëdha. Prindërit gjithandej nëpër Kosovë janë tejet të shqetësuar me situatën e re e cila pritet të krijohet – ku edhe shtatori i dytë nën qeverisjen Kurti po i gjen nxënësit me probleme për të nisur vitin shkollor”, ka thënë Musmurati.

Më tutje, ajo ka thënë se mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla, apo nëse ato do të jenë të mjaftueshme për të blerë librat.

“Në vend se Qeveria t’a zvogëlojë barrën financiare të shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, ajo po kontribuon që të dëmtohen financiarisht edhe prindërit, po edhe vetë buxheti i shtetit. Ministria e Arsimit po përpiqet që dështimin e tyre për furnizim të nxënësve me libra ta mbulojë me arsyetime e improvizime”, ka thënë Musmurati.

Ajo ka thënë se nga ky veprim i Ministrisë, do të ketë të paktën tri pasoja të mëdha të cilat do t’i vuajnë nxënësit dhe prindërit.

“E para, vendimi i ministres Nagavci do të prodhojë vonesa dhe mësimi do të fillojë pa tekste shkollore. Së dyti, ky vendim i Qeverisë Kurti do të prodhojë humbje efektive të mësimit. Së treti, do të ketë shpenzime edhe më të larta për prindërit dhe vetë shtetin e Kosovës” , ka thënë drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Musmurati ka thënë se të gjithë e dijnë se mësimi fillon me një shtator, andaj, e gjithë kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit të dikasterit nga ana e Ministres Nagavci.

“Në asnjë variant, çmimi i blerjes së librave me pakicë nuk do të jetë më i ulët se blerja me shumicë. Prandaj, çmimi i librave do të rritet, dhe atë barrë të shtuar financiare do ta paguajnë prindërit. Rrjedhimisht, Ministrja Nagavci ka anuluar një proces kinse për të kursyer buxhetin, por e ka zëvendësuar atë me një proces që kushton shumëfish më shumë. Edhe pse Qeveria e arsyeton këtë veprim duke e quajtur “luftë kundër monopoleve”, në fakt ajo po i shpërblen ato që ajo i quan monopole me çmime shumëfish më të larta”, ka thënë ajo.

Musmurati ka treguar se libri i abetares, esencial për nxënësit e klasës së parë, me shumicë, Ministria vitin e kaluar e ka blerë me rreth 7 euro, kurse me pakicë prindërit do ta blejnë nëpër librari me 11 euro. Kjo do të thotë për çdo abetare të blerë, prindërit do të paguajnë 4 euro më shumë. Po ashtu, libri Shoqëria dhe Mjedisi për klasat e treta është blerë vitin e kaluar me rreth 6 euro nga Ministria, ndërsa çmimi i librit të njëjtë në librari për prindërit është rreth 8 euro. Prapë prindërit do të paguajnë më shtrenjtë sesa Ministria.

“Me një kalkulim bazik, kjo do të thotë që në mesatare, mbi 20% më shtrenjtë do të paguajnë prindërit, rrjedhimisht, me një përqindje të tillë do të dëmtohet buxheti i shtetit. Pra, do të ketë vonesa, humbje të mësimit dhe rritje të çmimeve”, ka thënë Musmurati.

Në fund, drejtoresha e Arsimit nga radhët e PDK-së në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se kjo qasje e Ministrisë është recetë për rrëmujë dhe kaos që do t’i jep një tjetër goditje sektorit të arsimit, e jo reformë e mirëfilltë që ofron zgjidhje për problemet dhe sfidat në këtë sektor, raporton Ekonomia Online.

“Prandaj është e domosdoshme që Ministria e Arsimit që të sigurojë sa më parë librat shkollorë, që mësimi të fillojë në kohë, e që humbjet e orëve të mos përsëriten sikur vitin e kaluar. Barrën e keqmenaxhimit të ministrisë do ta bartin nxënësit në mësimnxënie dhe prindërit në financim të librave”, ka përfunduar ajo.

Tags: Besianë MusmuratiMASHTIQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Zjarret në Greqi,18 persona kanë vdekur në një zonë pyjore në veri të vendit

Postimi tjetër

Avokati i Ridvan Muharremit: MINT është përgjegjës për zhdukjen e 52 tonëve grurë në Durrës

Të ngjajshme Postime

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike
KRYESORE

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

18 July 2025
Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi
KRYESORE

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18 July 2025
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
KRYESORE

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani
KRYESORE

Afrohet afati i gjykatës për konstituimin e Kuvendit, Limaj në takim te Osmani

18 July 2025
Një termet prej 4.6 shkallë të Rihterit godet Shqipërinë
KRYESORE

Tërmet në rrethinën e Vitisë

16 July 2025
Zjarri ende nuk është lokalizuar në ndërtesën tek Parku i Qytetit në Prishtinë
KRYESORE

Zjarri ende nuk është lokalizuar në ndërtesën tek Parku i Qytetit në Prishtinë

16 July 2025
Postimi tjetër
Avokati i Ridvan Muharremit: MINT është përgjegjës për zhdukjen e 52 tonëve grurë në Durrës

Avokati i Ridvan Muharremit: MINT është përgjegjës për zhdukjen e 52 tonëve grurë në Durrës

Lajmet e fundit

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

19 July 2025
Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

19 July 2025
Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

18 July 2025
Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

18 July 2025
Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

18 July 2025
Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18 July 2025
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu