• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Muja reagon për arrestimet e të dyshuarve për keqpërdorim me rezervat shtetërore

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
20 August 2023
në Kosovë
0 0
0
Muja: LVV vazhdon të çmojë miqësinë me SHBA-të
0
SHPERNDARJE
310
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar për arrestimet për rezervat shtetërore dhe dosjen e prokurorisë, përcjell InLajmi

Ai, ka thënë se MINT në fund të vitit 2021 kishte hapur 2 tenderë për blerje të grurit dhe kishin dështuar pasi s’kishte pasur oferta. Më pas ai ka thënë se në shkurt-mars 2022 kishte panik për miell, pasi s’kishte në markete dhe qeveri ndau 10 milionë euro për blerje të grurit dhe produkte tjera të rezervës shtetërore, ndërsa një lider i opozitës, ish-Ministër i Bujqësisë deklaron se Kosova kishte rezerva gruri vetëm për tri ditë.

Ndërsa, sa i përket dosjes së prokurorisë, ai ka shkruar se nuk është e vërtetë që janë shkelur procedurat e prokurimit.

Postimi i plotë i tij:

Rezervat dhe Dosja e Prokurorisë

  1. Rezerat shtetërore në kontekst kohor

1.1 MINT gjatë fundvitit 2021 kishte dy tenderë të hapur për blerje të grurit. Të dy procedurat dështuan në mungesë të ofertave. Asnjë kompani nuk ishte paraqitur pēr shkak se çmimi i kuotuar nga MINT ishte i ulët dhe kishte mungesë gruri për shkak se një nga prodhuesit kryesor (Ukraina) ishte në luftë.

1.2 Paniku i miellit – ndërmjet 1 shkurt-30 mars 2022 kishte vështirësi të gjendej miell në markete, në raste kishte edhe radhë të qytetarëve për furnizim.

1.3 Qeveria nê shkurt 2022 alokon 10 milionë euro pêr blerje të grurit dhe produkte tjera të rezervës shtetërore. Një lider i opozitës, ish-Ministër i Bujqësisë deklaron se Kosova kishte rezerva gruri vetëm për tri ditë.

  1. Dosja dhe pretendimet e Prokurorisë

2.1 Êshtë shkelur procedura e prokurimit – nuk është e vërtetë. Procedura e hapur ishte aplikuar siç parashihet në nenin 20 të Ligjit për Rezervën Shtetërore por kishte dështuar. Departamenti, në rrethana tê dështimit të procedurës sê hapur dhe nevojës emergjente për grurë ka zgjedhur një metodë që sanksionohet në nenin 3 të Ligjit për Prokurim Publik – kontratë me negocim direkt për mallëra që klasifikohen si sekrete shtetërore. Çfarë do bënte Kosova në një kontekst kur mielli ishte në mungesë e çmimi i vajit po shkonte në qiell? Të pres me muaj të tërë kur çmimet në berzë ngriteshin nga dita në ditë?

2.2 Ështê kufizuar konkurrenca – nuk është e vërtetë. Tregu i grurit pothuajse nuk ekzistonte për shkak se shumica e shteteve kishin ndaluar eksportin. Turqia si burim i grurit ishte me vend. Nuk kishte tjera në atë kohë. Edhe vendi i preferuar i tregtarëve tanë (Serbia) kishte ndaluar eksportin. Shqipëria kishte aplikuar metodē tē hapur por kishte dështuar në furnizim.

2.3 Është dëmtuar buxheti për 601,000 euro – ose po mungon një shpjegim shtesë ose Prokurori nuk e din matematikën elementare. Do të duhej të ishte 301,384 euro jo 601,000 euro. Në dosje thuhet se 276,000 euro vaj/sheqer ende nuk ka ardhur dhe mungojnë 52.5 tonë ( 25,383 mijë euro).

2.4 Çmimi i negociuar i grurit dhe vajit – është brenda margjinēs së çmimeve në berzë gjatē mars 2022 (460-500 për ton). Çmimi i negociuar në kontratën e MINT ka qenë 484 euro për ton. Në rast se në çmim është përfshirë edhe transporti, mund të jetë kontratë shumë e favorshme për atë kohë. Çmimi i vajit të negociuar ishte afërsisht 1.1 euro – më lirë se çmimi në tregun e Kosovës në atë kohë. Për rikujtim çmimi i vajit në Kosovë ato ditë kishte shkuar në 3.49 euro për litër.

III. Nuk kemi çështje me procedurën, as me çmimet e negociuara. As ky vet-inqizimi nuk është relevant – për mallëra sekrete shtetërore paguhet avans 100%. Dosja e Prokurorisë nuk specifikon afatet kohore se kur do të duhej të arrinte malli. Nuk specifikohet nëse kemi të bëjme me vonesë apo mungesë. Për vonesa aplikohen penalet. Në rast se firma nuk ka sjellur mallin sipas kontratës inicohet procedura e rikthimit të mjeteve – gjë që MINT e ka bërë. Është heret të konkludohet se është dëmtuar buxheti.

  1. Është e rëndësishme të luftohet për çdo kokërr grurë që i takon qytetarëve. Për secilin pretendim të Prokurorit ka shpjegime alternative. Zyrtarët mund të kenë inicuar procedure të përshpejtuar jo për të shkelur ligjin por për të siguruar rezervat në mungesë të ofertave të mëhershme dhe nevojës për të siguruar miell. Kishte panikë furnizimi në atë kohë. Vetëm prokurorët dhe gjykatësit në Kosovë e kanë luksin e kohës. Çmimet e negociuara janë sipas tregut. Rrjedhimisht duhet përqëndruar tek firma që nuk ka liferuar mallin. Këtu është çështja.
  2. Dosja e prokurorit është e shkoqitur nga konteksti dhe ka gabime elementare. Me gjasë zyrtarët janë arrestuar pa u dëgjuar fare. Çka nëse vjen malli nesër, pas një jave apo muaji? Motivi për tê stërrpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV’ nuk është vetëm i opozitës. A dëgjohen eksponentët e PLAN që kanë shitur tokat bujqësore (2 euro ari), kanë vjedhur subvencionet e grurit dhe kanë shterrur rezervat duke mbajtë ders? /InLajmi/
Tags: Armend MujaQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Mbi 2 orë pritjet për të dalë nga Merdarja

Postimi tjetër

Bllokohet ashensori, rrihen 2 persona në Prizren

Të ngjajshme Postime

Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit
Kosovë

Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit

24 December 2025
KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar
Kosovë

KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar

23 December 2025
30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës
Kosovë

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

23 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet
Kosovë

Shemi varroset të mërkurën

23 December 2025
PZAP-ja e gjobit Listën Serbe me 20 mijë euro për vendosjen e materialeve propaganduese
Kosovë

PZAP-ja e gjobit Listën Serbe me 20 mijë euro për vendosjen e materialeve propaganduese

23 December 2025
QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative
Kosovë

QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative

23 December 2025
Postimi tjetër
Një grua sulmohet fizikisht nga 3 të tjera në Prizren

Bllokohet ashensori, rrihen 2 persona në Prizren

Lajmet e fundit

Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

24 December 2025
Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

24 December 2025
Iu bashkua BB VIP 5, Armela Hyseni ka qenë pjesë edhe e Big Brother Albania 9

Iu bashkua BB VIP 5, Armela Hyseni ka qenë pjesë edhe e Big Brother Albania 9

24 December 2025
Zelensky publikon për herë të parë 20 pikat e planit të paqes

Zelensky publikon për herë të parë 20 pikat e planit të paqes

24 December 2025
Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit

Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit

24 December 2025
Kandidati për deputet Shaban Osmanaj në përvjetorin e LDK-së: Vazhdojmë me frymën rugoviane për zhvillimin e vendit tonë

Kandidati për deputet Shaban Osmanaj në përvjetorin e LDK-së: Vazhdojmë me frymën rugoviane për zhvillimin e vendit tonë

23 December 2025
Rusët raportohet se kanë sulmuar një anije tregtare turke në Detin e Zi

Rusët raportohet se kanë sulmuar një anije tregtare turke në Detin e Zi

23 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu