Për ditë me radhë janë rikthyer pritjet në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës sot pritjet më të gjata janë në dalje të Merdares mbi 2 orë. Ndërsa pritjet për hyrje janë deri në 5 minuta. Kolonat në Merdarë janë deri në 170 metra në dalje.
Në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 30 minuta, ndërkaq hyrjet deri në 5 minuta. Kolonat në dalje deri në 200 metra, percjell KlanKosova
Kurse, në Jarinje pritjet për të dalë janë deri në 20 minuta.