Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj tha se dyshon që kryeministri Albin Kurti u shërben “agjendave armiqësore”.
Ajo i ka bërë “thirrje publike” Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bëjnë “një hetim të pavarur”, transmeton GazetaExpress
“Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave!”, tha Kadrijaj.