Padyshim që shija e kësaj recete do t’ju përfshijë tërësisht.
Ky byrek përgatitet me peta të bëra vetë por të pjekura ose me peta të gatshme gjithashtu.
Përgatitja e byrekut me gjizë dhe qepë të thata
Përbërësit
- 500 gr gjizë me kripë
- 500 gr Miell
- 250 ml Ujë
- Vaj Ulliri
- Pak gjalpë fshati
- Sodë Buke
- 250 ml qumësht
- 1 pako me peta byreku(nëse do ta përgatisni me petë t¨ gastshme)
Përgatitja e brumit dhe mbushjes me gjizë

Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin.
Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.
Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysmë ore që të pushojë ndërsa nisim përgatitjen e mbushjes me gjizë.
Gjizën kalojeni për pak 2-3 minuta në një tigan me pak gjalpë të freskët.
Shtojini kopër ose majdanoz të freskët të grirë hollë për aromë dhe pasi ta hiqni nga zjarri shtojini 2 lugë gjelle kos dhe një kugë gjelle qumësht.
Provojeni nëse ka kripë sa duhet dhe lëreni mënjanë.
Përgatitja e Byrekut kur petat
Pasi e përgatisim mbushjen me gjizë, e lëmë të ftohet.
Gjatë kësaj kohe brumi është gati për t’u punuar.
Brumin e ndajmë në 10 kuleçë të vegjël dhe nisim hapjen e petave.
Të gjitha petat si fillim i pjekim në furrën e sobës nga të dyja anët duke u kujdesur që të mos digjen.
Ndërkohë hidhni qumështin në një tas dhe shtoni aty 2 lugë gjelle vaj ulliri.
Në tepsinë e lyer me vaj ulliri, shtrojmë tre petat e para duke lyer secilën me qumësht dhe vaj ulliri.
Më pas shtrojmë pjesën e parë të mbushjes me gjizë.
Vijojmë me shtrimin e 2 petave të tjera dhe më pas hedhim sërish një pjesë të mbushjes me gjizë.
Pas kësaj, sërish shtrojmë 2 peta të tjera duke i spërkatur gjithmonë secilën dhe qumësht dhe vaj ulliri, shkruan Agro Web.
Hedhim dhe pjesën tjetër të mbushjes dhe vijojmë shtrimin e dy petave të tjera.
Hedhim edhe pjesën tjetër të mbushjes me gjizë dhe më pas shtrojmë tre petat e fundit duke u sërish disa pika vaj ulliri.
Byrekun e pjekim në furrë në 180 gradë për 20-30 minuta deri sa të marrë pjekjen e duhur.
Në fund të përgatitjes, pasi byreku është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me një lugë gjalpë fshati.
Të njëjtin proces, e përdorim edhe nëse byrekun e përgatisim me petë të gatshme.