Qytetari Qëndrim Krasniqi që njihet edhe si përkrahës partisë në pushetet dje ka bërër një komënt pas arrestimeve të fundit në MINT për dyshimet se 2 zyrtar e kanë keqpërdorur poziten zyrtare, ku kishte thënë se kinse gruaja e Irfan Lipovicës është mbesa e kryetarit të Mitrovicës Bedri Hamza që vije nga radhët e PDK-së, përcjell InLajmi.
Reagimi i menjehershëm erdhi nga Hamza ku tha se bashkëshorten e Lipovicës nuk e ka mbesë.
Hamza tha se Qëndrimi duhet të kërkojë falje ose do të përballet me ligjin për shpifje.
Krasniqi sot përmes rrjetit social facebook ka kërkuar falje duke thënë se ka menduar që ka menduar që është mbesa e tij.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Kerkoj falje per informacionin e gabuar ne nje postim timin per rastin e Irfan Lipovices.
Qe moti kam mendu se Valentina Hamza eshte mbesa e Bedri Hamzes sepse ne Ministri ajo ju ka referu me axha Bedri.
Prandaj, me vjen keq qe jam ngut dhe e kam ba postimin pa e verifiku afersine ne mes personave te apostrofum./InLajmi/