2 vatrat aktive të zjarrit në Qeparo dhe Pilur të Himarës vijojnë të jenë aktive.
Zjarri nisi që prej mbrëmjes së mbrëmshme në kodrat e 2 fshatrave ndërsa ditën e sotme po bëhet e mundur shuarja e tij
Si pasojë janë djegur kodrat me shkurre ndërsa zjarrfikësit ndodhen në zonë zjarrfikësit e Himarës të ndihmuar dhe nga një helikopter, po ashtu ditën e sotme kanë ardhur në ndihmë edhe 40 ushtar të FA.
Rreth 40 efektivë të Batalionit të 3 të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar sot për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo.
Mbrëmjen e djeshme u ndërhy edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë. Puna është e vështirë për shkak të terrenit, ku është përhapur zjarri.
Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi paralajmëron se përpara ligjit do të vendoset çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor.