• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 4 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Luftërat jugosllave katalizator për transformimin e ushtrisë gjermane dhe rolin ndërkombëtar

V E nga V E
18 August 2023
në KRYESORE
0 0
0
Luftërat jugosllave katalizator për transformimin e ushtrisë gjermane dhe rolin ndërkombëtar
0
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Luftërat jugosllave ishin një katalizator për transformimin e ushtrisë gjermane dhe rolin ndërkombëtar të Gjermanisë. Ajo u rendit krah për krah me SHBA-në, Francën dhe Britaninë e Madhe.

“Vitet 1990 ishin një dekadë kyçe për politikën e jashtme dhe të sigurisë sëGjermanisë– gjatë kësaj periudhe, roli i saj ndërkombëtar u ripërcaktua. Gjermania e bashkuar ka rifituar pozicionin e saj të vjetër gjeopolitik si një fuqi qendrore në zemër të Evropës, por e ka ripërcaktuar atë në një ndarje të vetëdijshme nga e kaluara,” shkruan Michael Staack në hyrje të recensionit të tij për librin “Bundeswehri në Ballkan. Mes luftës dhe ruajtjes së paqes” të Agilolf Kesselring, botuar në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

Në një pjesë të shkurtër të librit, për periudhën pas Luftës së Dytë Botërore deri në ribashkimin e vendit, autori thekson se Gjermania (Perëndimore) përmes “integrimit vullnetar” në Komunitetin Evropian, NATO dhe KSBE “dëshiroi të kontribuojë në bashkimin e Evropës në tërësi, duke përfshirë Rusinë dhe të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore”. Në të njëjtën kohë, “zhvillohej roli më i gjerë udhëheqës i Gjermanisë në Evropë”, megjithëse ende i ankoruar fort në aleancën me Francën, e krijuar në vitin 1963. Roli i Berlinit në politikën ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë “u përkufizua kryesisht si një reagim ndaj krizave dhe konflikteve. ”

Pamje sibmolike e misioneve të Bundeswehrit
Pamje simbolike e misioneve të BundeswehritFotografi: Thomas Koehler/photothek/picture alliance

Në vitin 1991, lufta u kthye në Evropë

“Në vitin 1991, lufta u kthye në Evropë me agresionin kundër Sllovenisë dhe Kroacisë nga JNA e udhëhequr nga serbët,” shkruan Staack dhe thekson se “angazhimi ndërkombëtar i dominuar nga Perëndimi, me synimin për t’i dhënë fund luftërave jugosllave, u bë katalizator për transformimin e Bundeswehrit – nga një forcë parandaluese në konfliktin Lindje-Perëndim, në një ushtri që është e përfshirë në mënyrë aktive në operacione luftarake”.

Autori më pas shkruan se në librin e tij, Agilolf Kesselring dëshiron të paraqesë një rindërtim ushtarak-historik të misioneve të Bundeswehrit në Ballkan, dhe se ai është veçanërisht i interesuar – “nëse ato 25 apo më shumë misione individuale bazoheshin në strategjinë e vetë Gjermanisë për Evropën Juglindore”.

Fokusi i këtij studimi është në angazhimin e Bundeswehrit në Bosnjë-Hercegovinë deri në vitin 1998. “Konflikti jashtëzakonisht i rëndësishëm në Kosovë, dhe konfliktet rreth Maqedonisë së Veriut të sotme, trajtohen vetëm sipërfaqësisht. Në këtë kuptim, titulli i librit është i gabuar, sepse nuk jepet përshkrimi i përgjithshëm i operacioneve të Bundeswehrit në Ballkan”, beson autori i tekstit për FAZ, Michael Saack (1959), politolog dhe profesor në Universitetin e Bundeswehrit në Hamburg.

Staack thotë se në vitet 1980, pas vdekjes së Josip Broz Titos (1892-1980), ekspertët nga Perëndimi “e panë skenarin e shpërbërjes së Jugosllavisë si zhvillimin më të mundshëm, duke përfshirë rrezikun e përshkallëzimit të dhunshëm”. Ai shkruan se ngjarjet në Jugosllavi ishin nën hijet e trazirave epokale në Bashkimin Sovjetik dhe më pas në të gjithë ish bllokun Lindor. “Kur kolapsi në fakt ndodhi, komuniteti ndërkombëtar u tregua kryesisht i papërgatitur. Instrumentet diplomatike doli të ishin po aq të padobishme sa misionet e helmetave blu”.

1994. – viti i kthesës

Më tej në tekst thuhet se “aktorët ndërkombëtarë duhej të rrisnin shtrirjen dhe intensitetin e angazhimit ushtarak – hap pas hapi – gjithmonë si reagim ndaj përshkallëzimit të dhunës që udhëheqja serbe nën Millosheviqin kreu jashtëzakonisht brutalisht, përfshirë strategjinë kriminale të pastrimeve etnike”.

Bundeswehri në Bosnjë-HercegovinëBundeswehri në Bosnjë-Hercegovinë
Bundeswehri në Bosnjë-HercegovinëFotografi: Michael Hanschke/ZB/dpa/picture alliance

NATO mori kështu një detyrë të re. Bundeswehri nuk ishte i përfshirë në misionet e helmetave blu, por mori pjesë në operacionet e NATO-s pothuajse që në fillim, shkruan FAZ. Për këtë Gjermanisë së pari i duhej të krijonte parakushte politike dhe ligjore. Pasi Gjermania (Perëndimore) u anëtarësua në OKB (1973), qëndrimi i Berlinit ishte gjithmonë se, “Bundeswehri mund të mbrojë vetëm territore të NATO-s”.

Më pas Staack thekson se “pika e kthesës erdhi me vendimin e 12 korrikut 1994, kur Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë i hapi rrugën të gjithë spektrit të misioneve ushtarake gjermane jashtë vendit”.

Përfundimi i doktrinës së Kohlit

Teksti vazhdon duke thënë se “në portretizimin e tij të debateve të nxehta për këtë çështje, Kesselring e bën të qartë se përkatësia e një brezi të caktuar ishte më e rëndësishme se linjat ndarëse partiake-politike”.

E ashtuquajtura “Doktrina Kohl”, përjashtimi i operacioneve të Bundeswehrit në vendet e pushtuara nga Wehrmacht nazist gjatëLuftës së Dytë Botërore– “nuk mund të mbahej më”. Gjermania ka arritur të jetë krah për krah me SHBA-të, Francën dhe Britaninë e Madhe në politikën e sigurisë”.

FAZ shkruan se Kesselring “pohon bindshëm se politika gjermane në Ballkan nuk bazohej në ndonjë strategji gjithëpërfshirëse.” Megjithatë, “gjatë misionit, Gjermania u zhvillua nga një aktor në kornizat e ngjarjeve ushtarake në një lojtar të rëndësishëm diplomatik dhe ushtarak, veçanërisht në konfliktin e Kosovës”.

Bundeswehri në KosovëBundeswehri në Kosovë
Bundeswehri në KosovëFotografi: AP

Staack thotë gjithashtu se Kesselring me të drejtë thekson se, “megjithë përfshirjen e madhe të BE-së dhe NATO-s në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, tani “nuk ka luftë, por nuk ka as paqe të përhershme”. Prandaj, një mësim tjetër nga përvoja ballkanike e Bundeswehrit është, “që kur nisin misione jashtë vendit, ata duhet të marrin parasysh kufijtë e efektivitetit të tyre”, përfundon Mihael Staack në një artikull për Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Bundesveri në Ballkan. Midis Luftës dhe Paqes”, një studim i krijuar për Qendrën për Historinë Ushtarake dhe Shkenca Sociale të Forcave të Armatosura Gjermane, botuar nga V&R, Göttingen 2023. (386 faqe, 45 euro)

Autori i librit, Agilolf Kesselring (1972), është nënkolonel i Bundeswehrit, specialist i dronëve dhe historian. Në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Helsinki, ai ligjëron historinë e luftës evropiane, merret me Finlandën dhe vendet baltike, si dhe historinë e Evropës Juglindore, veçanërisht të Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut. Babai i tij, Rainer Keserling, punonte në ambasadën gjermane në Tokio, ku lindi autori dhe më vonë ishte nënkryetar i BND. Gjyshi i tij, Albert Kesselring (1885-1960), feldmarshall i Wehrmacht-it dhe aviacionit, ishte kriminel lufte, besnik i Hitlerit deri në fund. Ai u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake britanike në Itali, por më vonë u fal disa herë, kështu që vdiq në liri.

Tags: JugosllaviaSerbiaSHBAUshtria Gjermane
Postimi i mëparshëm

Bajrami pas arrestimeve të sotme: Përgjegjësinë kryesore duhet ta kërkojmë nga Kurti

Postimi tjetër

Prokuroria Prokuroria Speciale personat e arrestuar, dyshohen "Keqpërdorim i detyrës zyrtare"

Të ngjajshme Postime

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu
KRYESORE

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu

1 August 2025
Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve
KRYESORE

Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve

1 August 2025
Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë
KRYESORE

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Postimi tjetër
Prokuroria Prokuroria Speciale personat e arrestuar, dyshohen “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”

Prokuroria Prokuroria Speciale personat e arrestuar, dyshohen "Keqpërdorim i detyrës zyrtare"

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu