Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vicenco Grasso, ka thënë se dorëheqja e 3 serbëve nga pozitat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk është befasi, pasi siç tha ai, Beogradi gjithmonë ka sabotuar çdo iniciativë për integrimin e serbëve përmes Listës Serbe, transmeton InLajmi.
“Nuk është çudi! Përmes Listës Serbe, Beogradi gjithmonë ka sabotuar çdo iniciativë që çon në integrimin e serbëve për zhvillimin e një shoqërie paqësore shumëkombëshe në Kosovë. Ata e kanë bërë këtë gjithmonë dhe ne e kemi toleruar gjithmonë pa e kundërshtuar fuqishëm këtë lloj sjelljeje”, tha Grasso, shkruan Danas.rs.
Kështu ai ka skomnetuar një postim të kreut të EULEX-it, Giovanni Barban, në Twitter, i cili ka thënë se misioni që ai drejton po i përcjell nga afër zhvillimet e fundit me dorëheqjet e serbëve nga policia e Kosovës, të cilat i ka quajtur shqetësuese./InLajmi/