Policia ne Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në MINT si dhe në biznesin e shtëpin e Ridvan Muharremit, ku ky i fundit u arrestua si dhe 2 zyrtar MINT, përcjell InLajmi.
Pas këtyre arrestimeve ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ku ka kërkuar dorëheqjen e Rozeta Hajdarit, ministres së MINT.
Ajo ka thënë se Hajdari nuk mundet dhe nuk ka si ti ikë përgjegjësisë politike në një skandal si ai i Grurit e Vajit.
Postimi plotë i saj:
“Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për “Aferën Gruri&Vaji” në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari”.
Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për “Aferën Gruri&Vaji” në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari. Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit. Kryeministër, fjala është për ty!