Atanaçkoviq, ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe anëtarësimin në OKB, transmeton InLajmi.
Sipas tij anëtarësimi i Kosovës është në interes edhe të Serbisë.
“Kosova duhet absolutisht të marrë një ulëse në OKB dhe se është në interes të Serbisë që Kosova, “si shtet që Serbia tashmë e ka njohur në mënyra të ndryshme”, të fitojë të drejtat, të anëtarësohet jo vetëm në OKB por edhe në Interpol e UNESCO, duke marrë edhe të gjitha obligimet e përcaktuara me standardet ndërkombëtar.”, tha Atanaçkoviq për FoNet.
Sipas tij, me hyrjen e Kosovës në OKB dhe anëtarësimin në organizata të tjera, Serbia mund të insistojë në respektimin e këtyre standardeve.
Atanaçkoviq tha se ideja e krijimit të një Bashkësie të Komunave Serbe është një element i Marrëveshjes së Brukselit që tregon qartë se Serbia tashmë e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Ai komunitet bazohet në Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, që nënkupton se një bashkësi e tillë themelohet ekskluzivisht në territorin e një shteti sovran, pra në territorin e Republikës së Kosovës”, tha Atanaçkoviq.
Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që komunat me shumicë serbe të të bashkohen për të realizuar të drejtat e tyre.
Kur u pyet për referendumin për Kosovën, Atanaçkoviq, tha se si ishte e mundur të organizohet një referendum për një çështje për të cilën qytetarët në përgjithësi nuk dinë asgjë.
Sipas tij ideja e referendumit është pjesë e politikës së paraqitjes nga disa parti opozitare që “në dukje kundërshtojnë regjimin, por në fakt janë shumë pranë interesave të regjimit për të ruajtur një gjendje harmonie të përgjithshme në shoqëri”
Duke folur për rrezikun e konfliktit, Atanaçkoviq tha se nuk duhet të presim që ai rrezik të zhduket ndonjëherë sepse “regjimi investon më së shumti për një konflikt poetencial”.
Atanaçkoviq paralajmëroi se tani çështja ka mbetur vetëm të dalë jashtë kontrollit. Sipas tij konflikti do të jetë përgjegjësi jo vetëm e qeverisë por e të gjitha organizatave politike që plasojnë historitë e tyre populiste për Kosovën./InLajmi/