Në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale, të herëpashershme. Rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë ose rrebesh lokal shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Do të ketë erëra nganjëherë të freskëta nga verilindja. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 29 ose 30 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vetëm në disa vise mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Do të fryjnë erëra mesatare, në disa vise nganjëherë të fuqishme nga veriu, verilindja dhe veriperëndimi, shkruan Meteo Ballkan.
Ditëve të ardhshme na pret mot me diell dhe nganjëherë me vranësira lokale. Gjithnjë do të ketë gjasa për ndonjë zhvillim lokal të izoluar të vranësirave konvektive me mundësi për ndonjë rrebesh lokal shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat nuk do kenë ndryshime të mëdha, por pritet të ketë rritje graduale të tyre.