Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza për rastin e ish asambelistët të VV-së, i cili u arrestua sot në Tiranë, tha se Komisioni Diciplinor ka marrë vendimin e menjëhershëm për largimin e Besnik Mujeci nga partia.
Sipas saj, Vetëvendosja nuk dëshiron të humb kohë në raste të kundërligjshme si kjo e ansambleistit,
“Komisioni Diciplinor është mbledhur menjëherë në mënyrë urgjente e ka trajtuar si rast dhe ka marrë vendimin që zoti Mujeci të mos jetë antarë i VV-së, këto çështje janë të dënueshme dhe nuk dëshirojmë që të ketë asnjë hapsirë kohore kur kemi të bëjmë me fenomene të tilla të kundërligjshme”, tha ajo në Info10.